Policia e Rajonit të Ferizajt bën të ditur se gjatë ditës së sotme ka mbyllur 19 kazino dhe bastore pasi dyshohej se zhvillonin veprimtari ilegale të lojërave të fatit.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës, 19 kazino e bastore janë mbyllur në rajonin e Ferizajt nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët dhe zyrtarët e doganave.
Gjatë operacionit përveç veprimeve që janë ndërmarrë për mbylljen e kazinove dhe bastoreve, bëhet e ditur se janë kontrolluar edhe 7 lokale hoteliere, që ishin duke punuar pas orës 24, ndaj të cilëve do të ushtrohen fletëparaqitje për kundërvajtje.