Pas ndalimit që i ka bërë Policia e Kosovës, ka liruar tash gazetarin e Klan Kosova, Dibran Istrefi. Arsyeja e ndalimit të gazetarit ishte se ka qenë i pranishëm në protestën e ditës së premte në Mitrovicë.
“Jam ndaluar te sheshi Ibrahim Rugova. Më kanë marrë në pyetje për pjesmarrje në protestën në shtëpinë e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.” tha Istrefi.
Ndalimi i tij ka ndodhur derisa ai ka qenë në detyrë në përcjellje të protestës dhe seancës së Kuvendit.