Tre personat që hoqën mbrëmë flamujt e Kosovës pranë shtatores së Zahir Pajazitit në sheshin kryesor të Prishtinës, janë liruar me procedurë të rregullt nga Policia e Kosovës. Ndaj tyre u inciua rasti “Prishje e rendit dhe qetësisë publike- vandalizëm”, tha policia për Gazetën Express.
Personat e shoqeruar në stacionin policor ishin: E.A 1995, L.H. 1987 dhe J.Sh 1995.“Personat e dyshuar me urdher te prokurorit jane liruar ne procedure te rregullt dhe ndaj tyre po me urdher te prokurorit eshte inicuar rasti Prishje e rendit dhe qetesise publike- vandalizëm”, tha zyrtarja e policisë për informim për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Ndërkohë, Egzon Azemi (aktivist i VV-së), ka shkruar në Facebook se flamujt i kanë larguar pasi sipas tij janë të imponuar. Ai thotë se falmuri i Kosovës është imponim, ndrësa thotë se është turp që institucionet po largojnë flamurin Kombetar.
“Ky veprim ka qenë i pakoordinuar me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, mirëpo në shenjë proteste ndaj imponimit të flamurit tek shtatoret e dëshmorëve i larguam ata”, shkruan Azemi në FB.Ai thotë se nuk janë kundër flamurit të Kosovës por nuk lejojnë përdhosjen e flamurit kombëtar.“Ne s’jemi kundër asnjë flamuri, por kurrë s’do lejojmë përdhosjen e flamurit kombëtar. Për flamurin kuq e zi janë burguosur e madje edhe janë vrarë shumë veprimtarë, por ky flamur ka qëndruar e do qëndroj”, ka shkruar Azemi.