Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me aktivitetin protestues të SKV-së, në ceremoninë e 47-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me aktivitetin protestues të SKV-së, në ceremoninë e 47-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, tha se me kërkesë të Rektoratit Policia ka bërë sigurimin e jashtëm të këtij institucioni.
Lidhur me lëndimet e aktivistëve protestues të Lëvizjes Studentore, tha se policia e është detyruar që të përdorë sprejin për të larguar turmën.
Gjithashtu ai bëri të ditur se 5 policë janë lënduar, 3 aktivistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe gjithsej 13 persona janë dërgua në Polici dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme.
Ndërsa, lidhur me letrën kërcënuese për të cilën u raportua se është dërguar nga i ashtuquajturi ISIS, në ambientet e Fakultetit Filologjik, Borovci tha se për këtë policia është informuar me datën 10 shkurt, dhe se përmbajtja e kësaj letre është e tillë që kërcënon vetëm institucionin ku është gjetur letra.
Ai tha se deri më tani janë intervistuar disa persona si të dyshuar për këtë letër, dhe bëri të ditur se letra është shkruar me dorë dhe nuk përmban llogo të ISIS-it./KP