Aktuale

Policia kufitare arreston dy persona, keqpërdorën kartelat bankare

Dy persona të rajonit të Prishtinës janë arrestuar në kufi me Shqipërinë. Të arrestuarit dyshohen se kanë përfituar kundërligjshëm nëpërmjet kartelave bankare.

Në pikën kufitare në Vërmicë, nën dyshimin se kanë kryer veprat “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë dhe keqpërdorim i kartelave bankare”, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj.

Policia bënë të ditur se njëri nga të arrestuarit është shqiptar dhe tjetri serb. Të dy dyshohet duke keqpërdorur kartela bankare kanë përfituar materialisht në mënyrë të kundërligjshme. Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona celularë, kurse me vendim të prokurorit, të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/