Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka konfiskuar një sasi të armëve pa leje në qytetitn e Prishtinës, në disa raste të ndara.Në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri.
Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën me gas e tipit “Zoraki”. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.Ndërsa në njërast tjetër në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull , pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit “Ekol” dhe dy thika.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.Ndërkaq në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit “TT” me një karikator dhe 7 fishekë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.Në fshatin Llapushnik, komuna e Drenasit është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një armë të llojit AK-47 me një karikator pa fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.Në rrugën “Ismet Saliuka”, në Obiliq është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që njëjti shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një armë të llojit “TT” me një karikator dhe 2 fishekë ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.