Aktuale

Policia konfirmon plagosjen e katër personave në Prishtinë

Plagosjen e katër personave në Prishtinë e ka konfirmuar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, rreth orës 16:00.

Sipas saj, katër personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka thënë ajo./FaktePlus/

the authorBurbuqe Metolli