Aktuale

Policia konfirmon arrestimin e Donika Kadaj-Bujupit

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi. Sipas Policisë, ata kanë kryer një urdhërarrest, duke arrestuar deputeten në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit.

Policia thotë njësitet relevante policore kufitare bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së, D. (K.) B., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë e njëjta do të shoqërohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Vlen të potencohet se D. (K.) B., ka  bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta do të shoqërohet në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë./KosovaPress/