Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e aktorit Kosovar Mensur Safqiu.
Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë ka treguar shkurt për Express për arrestimin në fjalë.
“Sot rreth orës 08:00 në mëngjes policia ka arrestuar një person në mëhallën e Muhaxherëve”
Sipas saj i arrestuari është duke u intervistuar.
“Ende nuk dihet motivi i arrestimit derisa të përfundojë marrja në pyetje e të arrestuarit:, ka thënë ajo për Express.