Aktuale

Policia ka një plan për paradën e nesërme të LGBTI

Foto: Ilustrim

Për herë të parë në Kosovë, më 10 tetor në rrugët e Prishtinës, do të organizohet “Marshi i Krenarisë”, nga komuniteti LGBTI.

Në Policinë e Kosovës kanë konfirmuar se ky komunitet e ka paralajmëruar këtë paradë për nesër dhe e kanë lajmëruar në organet e rendit duke kërkuar që të kenë siguri.

Flora Ahmeti nga zyra e medieve e Policisë së Kosovës ka thënë për Lajmi.net se konform autorizimeve do të merren masat shtesë.

“Tubimet publike, manifestimet dhe protestat lajmërohet në Policinë e Kosovës, e edhe parada e nesërme e komunitetit LGBTI është lajmëruar për nesër dhe konfrom autorizimeve tona dhe varësisht prej situatës Policia e Kosovës do t’i ndërmarrë masat”, ka thënë Ahmeti për Lajmi.net.

Kjo paradë, që është tradicionale në shumë vende të botës, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare lidhur me personat e komunitetit LGBTI.

Ndërsa, në rrjete sociale ka pasur debate të shumta pro dhe kundër mbajtjes së paradës së këtij komuniteti.