Aktuale

Policia jep detajet e sulmit ndaj Ramiz Lladrovcit

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka sqaruar sulmin që disa persona i kanë bërë kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një grup personash ia kanë bllokuar rrugën dhe e kanë dëmtuar veturën e tij. Përveç dëmeve në veturë nuk raportohet për lëndime në njerëz. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë