Rreth orës 14:15 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Tomoc të Istogut. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar dy persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas ekipit mjekësor të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.