Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, njofton Gazeta Blic.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Prishtinë –Ferizaj, respektivisht në fshatin “Lugagji” komuna e Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona ndërsa një është lënduar rëndë. Në aksident kanë qenë të përfshira një autobus dhe tri vetura.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe ka nisur një hetim të detajuar lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri tek ky aksident tragjik”, tha Borovci për “Gazeta Blic”.
Kohëve të fundit, aksidente të tilla me fatalitet janë mjaft të shpeshta./GazetaBlic./
Më poshtë fotografia nga vendi i ngjarjes: