Sot është përfshirë nga zjarri një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, përderisa banorët janë evakuuar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.“Në 10:30 kemi marrë informatën për zjarr në një banesë te Parku i Qytetit. Zjarri është lokalizuar dhe është bërë evakuimi i banorëve. Nuk ka të lënduar”, tha Ahmeti
Policia po merret me rastin ndërsa shkaktarët që çuan deri te ky zjarr janë herët të dihen.
Merr flakë një banesë te Parku i Qytetit
Posted by GazetaBlic on 07.02.2018





















