Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur detajet e rastit të mbrëmshëm, rreth vetëvrasjes në Pejë.
“Njoftoheni se me datë 05.06.2017, rreth orës 21:00 kemi pranuar informatë se në poligonin e shenjëtarisë ne Pejë ka ndodhur një vetëvrasje. Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur informatës ku ne vendin e ngjarjes viktima shtetas shqiptar i Kosovës S.D. (1981)”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.
Në njoftim theksohet se sipas të dhënave hetimore, viktima përderisa ishte duke gjuajtur me armë në këtë poligon, në prezencë të instruktorit (dëshmitarit) i njëjti papritmas drejton armën në drejtim të kokës së tij dhe shtie me armë duke kryer aktin e vetëvrasjes.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar pasi është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor i njëjti nga plaga fatale ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha Njësitet relevante te DRP Pejë dhe Prokurori i shtetit, dhe me urdhër të Prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e mjekësinë ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat e ka shtyrë viktimën të kryej veprën e vetëvrasjes./KosovaPress