Vdekjen e një gruaje në aeroportin e Prishtinës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Gazetën Blic, duke thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00
Ahmeti ka thënë se viktima ishte lindur në vitin 1942, ndërsa me rastin po merret policia.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën që në ANP ka ndërruar jetë një person. Bëhet fjalë për një femër të lindur në vitin 1942. Njësitet përkatëse po merren me rastin” ka thënë Ahmeti.
E ndjera ishte nisur drejt Zvicrës, ndërsa në objektin e aeroportit, papritur është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë./GazetaBlic/