Në Komoran të Drenasit mbrëmë rreth orës 20 ka nodhur një aksident me fatalitet.
“Drejtuesi i veturës, mashkull shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar vetëaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri mashkull shqiptar kanë humbur jetën. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, trupat e tyre me vendim të prokurorit, janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Policia raporton se vetëm 20 minuta më pas, gjegjësisht në ora 20 e 20 minuta po në Komoran ka ndodhur aksidenti tjetër në mes automjetit- autoambulancë dhe një kamioni.
“I dyshuari mashkull shqiptar derisa ishte duke drejtuar autoambulancën, në të cilën kishte një pacient, dyshohet nga pakujdesia ka goditur kamionin me targa të Bullgarisë të cilin ishte duke e drejtuar viktima mashkull shtetas i Bullgarisë”, raporton policia.
“Si pasojë e aksidentit, pacienti ka mbetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari dhe tre pasagjerët (një femër dhe dy meshkuj shqiptarë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.