Aktuale

Policia jep detaje për trupin e pajetë në Liqenin e Badovcit

Një trup i pajetë është gjetur dje në Liqenin e Badovcit. Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante.

“Raportohet se në Liqenin e Badovcit është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./FaktePlus/