Aktuale

Policia jep detaje për sulmuesin në Dusseldorf që dyshohet se është nga Kosova

Polica gjermane ka dhënë detaje tjera rreth rastit të mbrëmshëm ku një person i moshës 36-vjeçare ka lënë të plagosur 9 persona.

Dorasi i cili kishte përdorur një sëpatë për ta kryer sulmin, aktin e bëri në një stacion qendror të trenave në Dusseldorf të Gjermanisë, shkruan Express.

Po ashtu, mediat gjermane duke iu referuar burimeve të saja brenda policisë njoftojnë se i arrestuari mund të jetë nga Kosova.

Bëhet e ditur se sulmuesi gjendej në klinikën psikiatrike pasi i njëjti dyshohej për mendime vetëvrasëse.

Ai kishte të thyera disa pjesë të trupit dhe aktualisht është duke u trajtuar në spital.

Këto lëndime sulmuesi i mori pasi i njëjti kërceu nga ura, gjatë përpjekjes për të ikur. Siç shkruajnë mediat gjermane, nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi të ketë një të kaluar që lidhet me terrorizmin./GazetaExpress/