Aktuale

Policia jep detaje për rrahjen e dy personave nga vëllai i presidentit Thaçi

Vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, dyshohet se ka rrahur dy persona brenda zyrës së Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Rastin për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Gazetës Express se sot rreth orës 12:00, Policia ka marrë informacionin se në rrugën Lidhja e Pejës, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit i cili, po ashtu, ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, ka deklaruar zyrtarja e Policisë së Kosovës. /EXPRESS/

the authorBurbuqe Metolli