Aktuale

Policia jep detaje për plagosjen te “Kafet e Vogla” në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen dhe plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë te “Kafet e Vogla’, më saktësisht në rrugën “Enver Zymberi”.

“Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore  kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve”, thuhet në raportin e policisë, përcjell FaktePlus.

Policia ka bërë të ditur se i plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht (vet-plagosur).

Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë.

Ndërsa, me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Mirëpo policia nuk tregon se kush është i përfshirë në rast, kurse po dyshohet se mund të jenë njerëz të afërt të figurave publike./FaktePlus