Aktuale

Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Plagosja me armë zjarri në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë, është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se i dyshuari është K.H., dhe se policia është në kërkim të tiJ

Ahmeti ka deklaruar se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth ores 20:30 , ne rrugen perandori justinian ne Prishtine eshte plagosur me arme zjarri nje person mashkull K.H. i njejti eshte derguar per tretman mjekesor ne QKUK. Aktualisht jemi ne kerkim te personit te dyshuar i cili eshte identifikuar nga policia”, ka sqaruar ajo.

Gazeta Express ka raportuar më herët se një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri para pak minutash në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Perandori Justinian’.