Mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë është gjendur një person i plagosur me armë zjarri. Policia e Kosovës ka konstatuar se ka të bëjë me një rast “vrasje në tentativë”. Personat e dyshuar janë të njohur për policinë, mirëpo ende nuk është gjetur vendndodhja e tyre.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur një gëzhojë, një zinxhir dore dhe çelësat e veturës së viktimës.
Viktimës i është dhënë tretmani fillestar në emergjencë në Mitrovicë, ndërsa më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë, mirëpo kjo e fundit ende nuk ka arritur ta mësojë vendndodhjen e tyre.
“…Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë dhe është duke u punuar për lokalizimin e vendndodhjes së tyre, si dhe është zgjeruar rrethi i hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në komunikatën e Policisë./GazetaExpress