Aktuale

Policia jep detaje për personin që dyshohet se u vetëvra në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar për vetëvrasjen e një personi në fshatin Sadovinë e Jerlive të komunës së Vitisë gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë, viktima me armën e tij ka qëlluar vetën në shtëpinë e tij, derisa ende nuk dihen motivet që quan deri në kryerjen e këtij akti.

“Fshati Sadovinë e Jerlive, Viti me 29.03.2019 në orën 11:10, Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar për shkaqe të panjohura ka bërë vetëvrasje me arme zjarri në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli