Aktuale

Policia jep detaje për incidentin me armë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e djeshmë ku disa persona pas një mosmarrëveshje për parking kishin shtënë me armë zjarri.

PK-ja në raportin e saj 24 orësh njofton se personi i cili ka shtënë me armë, gjendet në arrati.

“Ankuesi mashkull K/ Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje lidhur me një vend parkim me të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim te tij. Nuk raportohet për të lënduar, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë e llojit ”GLOCK 9X19”, me një gëzhojë dhe 15 fishekë. I dyshuari për momentin është në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhë dje në rrugën “Hasan Prishtina” në Mitrovicë. /FaktePlus