Në Shtime katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë të parave, shuma e të cilave ende nuk dihet, njofton Policia e Kosovës.
Grabitja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, teksa sot policia bëri të ditur se kanë kontrolluar në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, e ku të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar një revole , 32 fishekë të kal. 45 mm, si dhe 90 fishekë të kal.9×19.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.
Me rastin janë duke u marrë të gjitha njësitë relevante të Policisë.