Aktuale

Policia jep detaje për dy aksidentet në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga dy aksidente të ndryshme që kanë ndodhur minuta me parë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Raportohet se nga aksidenti i parë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prishtinës, ka thënë për se dy automjete janë përfshirë në këtë aksident dhe dy persona janë lënduar.

“Aksidenti ka ndodh në autostradë, në ora 14:32, në km e 37 Prishtinë-Prizren, janë të përfshira tri vetura, janë të lënduar tre persona”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa në aksidentin e dytë një person është goditur nga vetura, ku edhe ka pësuar lëndime trupore.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth ore 14:30, në autostradën “Ibrahim Rugova” kilometrin 37 , Duhel -Suharekë është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira një automjet dhe një person. Njësia për menaxhim të autostradës ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore sipas procedurave të parapara”, ka thënë Hoxha