Aktuale

Policia jep detaje për aksidentin te Kroni i Mbretit, konfirmon vdekjen e një personi

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht te Kroni i Mbretit.

Ndërsa, lajmin për vdekjen e këtij personi për FaktePlus e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Një person ka vdekur. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes si dhe një person tjetër është lënduar”, ka thënë major Luljeta Mehmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:20.

Sipas saj, këto janë të dhënat deri më tani, ndërsa ekipet policore janë duke u marrë me aksidentin.

FaktePlus ka siguruar edhe fotografi dhe video nga momenti i aksidentit./FaktePlus