Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të mbrëmshëm në Veternik, si pasojë e së cilit janë lënduar katër persona.
Rreth orës 18:00 mbrëmë në Veternik të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ishin të përfshira pesë automjete që rezultoi me katër persona të lënduar.
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ndërsa në raportin e policisë bëhet e ditur se aksidenti dyshohet që ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. “Katër meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku kanë qenë të përfshira pesë automjete.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.”, bëhet e ditur në raport.