Një vet-aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.
Lajmin për FaktepLus e ka konfimruar edhe Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prishtinës.
Ai ka thënë se nga ky vet-aksident janë lënduar tre persona.
“Në ora 07:45 në Emshir (te Gradeni), ka ndodhur një vet-aksident trafiku, dhe si pasojë e askidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
Krasniqi, ka thënë se vetura e vet-akisdentuar ka dëmtuar edhe tri vetura të tjera të cilat kanë qenë të parkuara./FaktePlus