Aktuale

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Prishtinë në rrugën “Agim Ramadani”.

Në aksident janë përfshirë 9 vetura dhe një kamion.

Lajmin për FaktePlus e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 13:00 kemi rpanuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Agim Ramadani’, në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri më tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti.