Të mërkurën në Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar nëntë persona
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Rakovinë të Gjakovës, ku një autobus dhe një kamion janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh./GazetaExpress