Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku janë përplasur një motoçikletë dhe një veturë.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar ngasësi i motoçikletës, i njëjti është dërguar për tretman në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një automjeti. Në këtë aksidenti i lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/