Aktuale

Policia jep detaje nga shpërthimi në Pejë

Policia e Pejës nëpërmjet një komunikate për media jep të dhëna lidhur me shpërthimin e një bombole gazit që ka ndodhur sot në një dyqan në Pejë.

“Sot  rreth orës 09:12 është pranuar informata se në rrugën ‘Adem Jashari’, pikërisht në dyqanin ‘Lindi- 3’, i cili shiste material të tekstilit ka shpërthyer një bombol e gazit. Në këtë hapësirë ishin edhe dy lokale tjera, i këpucëve ‘Agoni-GJ.B’ dhe Barnatorja ‘Bleta.  Si pasojë e këtij shpërthimi lëndime të lehta trupore kanë pësuar: Gj.B(femër); M.U.(femër); Sh.U.(mashkull) dhe N.S.(mashkull)”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal Pejë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Në vend të ngjarjes janë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, njësiti i zjarrfikësve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Hetuesit rajonal DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin janë duke zhvilluar hetimin rreth këtij rasti”, thuhet në komunikatë.