Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri që janë bërë sot rreth orës 15:30.Lajmin për Gazetën Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informacionin për gjuajtje me armë në rrugen “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vend ngjarje ku kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me arme zjarri. I plagosur është L.Rr 24 vjecar, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ndërkohë që njësitet policore po mëren me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti./GazetaBlic/