Mbi 150 pëllumba “spiunë” janë kapur nga policia në Indi, pasi oficerët kanë dyshuar se ata po përdoreshin për spiunim.
Një zëdhënës i policisë në qytetin Jammu, në shtetin e Kashmirit, ka thënë se një numër i madh i pëllumbave janë gjetur të paketuar në mënyrë mizore në një kontejner bananesh, të cilët më pas janë konfiskuar nga policia gjatë një inspektimi rutinor, transmeton Express.
Zyrtarët e sigurisë e kanë vërejtur se pëllumbat kanë unaza me ngjyra në këmbë dhe rrathë magnetikë në qafë.
Për këtë, ata dyshojnë se pëllumbat janë “spiunë”.
Javën e kaluar, policia në Indi interceptoi një pëllumb spiun të dyshuar, pasi që u zbulua se po barte një letër abuzive adresuar kryeministrit indian, Narendra Modi./Express/