Aktuale

Policia identifikon dhe arreston të dyshuarit që bënë një person për spital

Policia e Kosovës ka ndërhyre mbrëmë në fshatin Arllat të komunës së Drenasit duke arrestuar një person i cili së bashku me katër persona të tjerë janë përfshire në një përleshje fizike.

Njësia policore me datën 31.01.2019, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull, nën dyshimin se i njëjtit së bashku me katër të dyshuar tjerë të panjohur kishin sulmuar me mjete të forta (shkopinj druri) viktimën mashkull.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës dërgohet në qendrën e mbajtjes./FaktePlus