Aktuale

Policia ia bastisi shtëpinë sepse postoi fotografi me armë në Viber

Në fshatin Zym në Dragash, është raportuar se një person i gjinisë mashkullore ka postuar një foto me armë në rrjetin social Viber.

Njësiti policor me urdhër të prokurorit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit por gjatë kontrollit  nuk është gjetur asgjë. Rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Express