Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në qytetin e Ferizajt pasi të njëjtit i është gjetur një armë zjarri në shtëpi.
“Dje natën rreth orës 01:30 është arrestuar i dyshuari shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole)”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus