Policia hungareze i ka ndalur dhe evakuuar të gjithë 18 trenat ndërkombëtarë që qarkullojnë në Hungari pas një kërcënimi me bombë, njoftojnë autoritetet.
Policia ka thënë se ka marrë një telefonat nga një person i paidentifikuar se eksplozivë janë vendosur në trenat ndërkombëtarë rrugës për Hungari, transmeton Express.
“Policia është duke kryer kontrolle nëpër trena,” ka thënë policia hungareze në një komunikatë./Express/