Aktuale

Policia hap portat për 20 vjetorin e themelimit

Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovës sot nga ora 08:00 – 16:00, do të jetë ‘Porta e Hapur’ në të gjitha stacionet policore të të gjitha rajoneve.

Duke filluar nga ora 10:00, në Stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, pritet të realizohen vizita nga nxënës të shkollave fillore, të cilët do te priten nga stafi menaxhues i PK-së, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë gjeni agjendën e të gjitha aktiviteteve të policisë në këtë përvjetor:

• Data 04 shtator lojërat në pingpong , vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.
• Data 04 Shtator –ora 08:00 – 16:00 – ‘Porta e Hapur’ (në të gjitha Stacionet Policor)
• Data 05 Shtator ora 10:00 finalja në futboll – vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë
• Data 06 Shtator ora 10:00 – Ceremonia kryesore vendi ‘White Garden Event’ –magjistralja Prishtine –Ferizaj ( km i 12-të).

the authorBurbuqe Metolli