Aktuale

Policia gjermane: Sulmi i kosovarit në Dusseldorf s’ka prapavijë terroriste

Policia në Gjermani kanë thënë se sulmi i kryer nga kosovari 36-vjeçar në stacionin e metrosë në Dusseldorf, nuk është sulm me prapavijë terroriste

Personi në fjalë, i identifikuar nga mediat gjermane si Fatmir H., mirëpo ky identitet ende nuk është konfirmuar nga vetë policia, thuhet se ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik, pasi është vlerësuar se mund të bëjë vetëvrasje, transmeton Gazeta Express.