Një zëdhënës i policisë në Munih ka thënë se sulmi në qendrën tregtare Olimypia është “akt terrorist”
“Nëse një person me armë zjarri qëllon njerëzit në një qendër tregtare dhe 9 persona vriten, ne nuk e konsiderojmë këtë si një krim të rëndomtë por si një akt terrorist”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Express.
Policia gjermane ka konfirmuar se është duke kërkuar tre sulmues. Në ndihmë të policisë në Munih i kanë ardhur në ndihmë edhe forcat elite gjermane.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa kërkimi për të dyshuarit të përfundojë.