Rajon & Botë

Policia gjermane kryen 13 bastisje anti-terroriste në pesë shtete federale

Forcat e policisë gjermane kanë kryer bastisje në pesë shtete federale si kundërpërgjigje e kërcënimeve terroriste, kanë raportuar mediat lokale, transmeton Express.

Deri tani konfirmohet vetëm një i arrestuar.

Operativat policore anti-terroriste dhe forcat speciale kanë filluar operacionin e tyre kundër ekstremizmit në pesë prej shteteve të federatës, ku përfshihen: Thuringia, Humburgu, Rhine Veriore, Saksonia dhe Bavaria.

Ky operacion i shkallës së lartë raportohet se objektiv ka të dyshuarit që kanë lidhje me grupet islamike të ISIS, transmeton Express.

Një i dyshuar 28-vjecar, shtetas rus me prejardhje çeçene, i cili ka lidhje me Shtetin Islamik është duke u kërkuar nga policia. Sipas mediave ky i dyshuar mund të jetë duke planifikuar një komplot serioz të dhunës.

Në listën e të dyshuarve janë edhe dhjetë burra dhe tri gra, të gjithë me të kaluar të përfshirë në ekstremizmin fetar.

Të gjithë të dyshuarit janë kërkues azili, por nuk u dihet vendqëndrimi saktë.