Rajon & Botë

Policia gjermane arreston një tinejxher sirian

Policia gjermane arrestoi të martën një tinejxher sirian (17) nën dyshimin se kishte planifikuar sulm vetëvrasës në Berlin, deklaruan zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të landit gjerman Brandenburg.

I dyshuari është arrestuar në rajonin Ukermark në verilindje të pjesës së Berlinit, ka bërë të ditur policia e Brandenburgut në llogarinë e saj në Twitter, transmeton Reuters.

Tash për tash nuk ka më shumë detaje.