Lajmin që treni ka goditur një vajzë të mitur në Klinë për FaktePlus e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka thënë se momentalisht nuk mund të jep më shumë detaje pa marrë informatat e sakta nga ekipi mjekësor i cili gjendet në vendin e ngjarjes.
“As aksident as incident, nuk mundem me thënë momentalisht. Një rast ka ndodhur në Klinë, treni e ka goditur një të mitur në orën 12:45. Diçka më shumë nuk mundem me të informu sepse nuk kemi marrë ende informacion prej ekipit mjekësor për gjendjen e e personit”, ka thënë Rugova për FaktePlus.