Aktuale

Policia e Kosovës nis drejt Shqipërisë edhe 100 policë të tjerë

Edhe ditën e dytë pas tërmetit të raportuar në Shqipëri, Policia e Kosovës ka dërguar Njësitet policore në përbërje prej 100 policë të tjerë të njësiteve të specializuara, të cilët do të jenë në shërbim të autoriteteve atje, në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara.

Policia e Kosovës thotë se është në gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet me kapacitetet e saj në dispozicion.

the authorGazetaKNN