Aktuale

Policia e Kosovës në aksion, arrestoi 17 persona

Policia e Kosovës gjatë ditës së diel ka arrestuar 17 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, 12 persona janë në mbajtje kurse një person është në vuajtje të dënimit, shkruan lajmi.net.

Përveç numrit të personave që janë arrestuar dhe janë në mbajtje e në vuajtje të dënimit, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje shtesë se për çfarë vepra penale bëhet fjalë.