Aktuale

Policia e Kosovës konfiskon rreth 40 mije euro të dyshimta

Drejtoria për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, pas një aksioni disajavor, ka arritur të konfiskojë 393 kartëmonedha të falsifikuara, të cilat në total arrijnë shumën rreth 40 mijë euro.

Aksioni është zhvilluar në qytetin e Pejës, me emrin “100 euro”.

Pas aksionit, janë sekuestruar të gjitha paratë e falsifikuara dhe janë arrestuar edhe të dyshuarit.

I gjithë aksioni është bërë publik në një konferencë të jashtëzakonshme për media, në të cilën kanë folur zëdhënësi i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, dhe një përfaqësues i Drejtorisë për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Ndër të tjera në këtë konferencë janë prezantuar edhe disa statistika të tjera që kanë të bëjnë me incidentet e ndryshme si vjedhje, rrahje e vrasje.

Kelani ka treguar se është vërejtur një rritje e grabitjeve dhe grabitjeve të armatosura.

the authorBurbuqe Metolli