Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Zhiti të Vitisë pasi që i njëjti në një foto kishte ekspozuar një AK/47.
Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.